Vrau nxënësin në Maliq pas sherrit për “një shikim”, lihet në burg autori, babai dhe xhaxhai i tij, 14- vjeçari…

Vrau nxënësin në Maliq pas sherrit për “një shikim”, lihet në burg autori, babai dhe xhaxhai i tij, 14- vjeçari…

Gjykata e Korçës ka lënë dje në burg 14- vjeçarin që vrau me thikë për një shikim nxënësin bashkëmoshatar Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në lokalin e fshatit Pirg, në Maliq. Po ashtu, në burg është lënë edhe babai dhe xhaxhai i autorit, pasi akuzohen se fshehën thikën që u krye krimi. Ndërkohë, në arrest shtëpie është lënë miku i babait të autorit, ndërsa për 4 të miturit është dhënë masa detyrim paraqitje nën mbikëqyrjen e prindërve. Burime brenda sallës gjyqësore thanë se autori gjatë seancës ka folur mes lotësh duke shprehur pendesë. “Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e çastit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, ka thënë ai. Seanca në Gjykatën e Korçës nisi rreth orës 13:30 pasditen e...