Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
City dhe Barcelona nuk falin/ Rikthehet spektakli në Digitalb, Premier Liga dhe La liga “zjarr” që në start
Ka startuar këtë fundjavë sezoni futbollistik i kampionateve më të mëdha europiane të cilat si gjithmonë keni mundësi ti ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht vetëm në Digitalb. Në La Liga Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit në mënyrën më të mirë. Skuadra e Flick e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, falë dy golave të shpejtë. Në minutën e 7’, Raphinha realizoi golin e parë pas një asistimi nga Lamine Yamal. Vetëm 16 minuta më vonë, në të 23’, ishte radha e Ferran Torres të dyfishonte avantazhin, duke çuar rezultatin në 0-2. Mallorca u gjend në vështirësi të mëdha pas dy kartonëve të kuq: Morlans u përjashtua në minutën e 39’, ndërsa vetëm pak...