Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mozaiku i Pagëzimores së Butrintit, që ka një kompozim të rrallë
Mozaiku i Pagëzimores së Butrintit është më i madhi dhe më i ruajturi nga mozaikët e çdo pagëzimoreje tjetër të botës romake. Ai ishte kompozuar në mënyrë që të jepte mesazhe të qarta të shpëtimit dhe jetës së amëshuar për ata që vendosnin të pagëzoheshin. Në materialin e parkut kombëtar të Butrintit thuhet se përreth dy rrathëve koncentrikë prej tetë kolonash, shtatë unaza mozaiku rrethonin kryqin qendror, duke riformuar edhe një herë numrin tetë. “Ky numër në fillimet e krishtërimit simbolizonte pagëzimin, krijimin dhe shpëtimin”, thuhet për mozaikun.Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e parkut kombëtar është qyteti antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që...