Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Kristo: Mbështetje modernizimit të fermave dhe rritjes së prodhimit
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo dhe drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi zhvilluan një takim këtë fundjavë me fermerë të qarkut Vlorë, ku prezantuan mundësitë që sjell për ta Skema Kombëtare e Investimeve 2025. Kjo skemë, përmes granteve dhe instrumenteve financiare, mbështet modernizimin e fermave dhe rritjen e prodhimit. Gjatë takimit fermerët u informuan mbi procedurat e aplikimit dhe masat mbështetëse, ku përmes kombinimit të 50% grant nga skema me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane për 70% të kolateralit, fermerët kanë mundësinë të sigurojnë financim të plotë për realizimin e investimeve të tyre. Aplikimet për këtë mbështetje duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator. Skema përfshin gjithsej nëntë...