Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Importi i automjeteve bie me 7% – Në 7 muajt e parë të vitit u zhdoganuan 57 mijë makina
Në shtatë muajt e parë të vitit janë zhdoganuar rreth 57 mijë automjete në portet e Shqipërisë, duke shënuar një rënie krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve dhe (Grafik.1)Transportit Rrugor, gjatë periudhës janar–korrik, importi ka rënë me gati 7%. Rënia është bërë më e dukshme në muajt e verës, veçanërisht në qershor dhe korrik. Një ndër arsyet kryesore lidhet me faktin që shumë importues kanë mbushur tashmë magazinat me automjete nga importet e vitit të kaluar dhe po presin të shesin stoqet ekzistuese përpara se të sjellin të reja. Gjithashtu, edhe sezoni veror, i karakterizuar nga pushimet, sjell tradicionalisht një ngadalësim të ritmit të shitjeve. Një tjetër faktor që ka ndikuar ishte situata e tensionuar në...