Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosova shënon rritje rekord të mirëqenies, thotë Kryeministri Kurti
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar rezultatet e fundit të Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup, që matin perceptimin e mirëqenies në vende të ndryshme të botës.Kurti theksoi se Kosova ka shënuar një përparim të jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit në Indeksin e Vlerësimit të Jetës, duke kaluar nga 11% në vitin 2014 në 51% në vitin 2024, mes qytetarëve që thonë se “jetojnë mirë”.“Në Indeksin e Vlerësimit të Jetës të Gallup të këtij viti, Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar”, shkroi Kurti në platformën X.Ai shtoi se ky përmirësim përfaqëson një arritje të madhe dhe tregon për një transformim të thellë socio-ekonomik në vend. “Në vitin 2014, vetëm 11% e popullsisë raportonte se po përparonte;...