Kolona kilometrike në Merdarë, pritje të gjata për kthimin nga pushimet verore

Kolona kilometrike në Merdarë, pritje të gjata për kthimin nga pushimet verore

Qytetarët që po kthehen nga pushimet verore në Kosovë po përballen me pritje të gjata në pikën kufitare të Merdares, ku kolonat e automjeteve arrijnë deri në disa kilometra.Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet për dalje nga Kosova në këtë pikë kufitare po zgjasin mbi tri orë, ndërsa hyrja në vend shfaqet më e qetë.Skënder Gashi, i cili po kthehej drejt Gjermanisë pas pushimeve, shprehu pakënaqësinë për pritjet e gjata. Po ashtu, qytetari Ilir Hajredini tha se aktualisht po punon vetëm një stacion kontrolli, gjë që nuk e bën situatën normale: “Kjo nuk është normale, vetëm një stacion kontrolli punon, nuk është mirë”, tha ai.Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve në dalje arrin dyqind...