Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në Ksamil, makina përplas këmbësorin
Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme Ksamil, në vendin e quajtur Arameras. Shtetasi Eni Taraj, 21 vjeç, duke drejtuar mjetin e markës “Fiat” me targa AB 239 RD ka përplasur këmbësorin, Fernando Elmazi, 23 vjeç, i cili gjendej pranë automjetit të markës “Toyota” me targa AB 442 OL.Përplasja i ka shkaktuar dëmtime të rënda në gjymtyrë. Eni Taraj është larguar fillimisht duke braktisur automjetin e më pas është rikthyer në vendngjarje. I plagosuri po merr ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës dhe pritet të transportohet drejt Tiranës.