Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Yield-et e bonove 12-mujore zbresin në një minimum të ri për tre vitet e fundit
Yield-i bonove 12-mujore të thesarit ka arritur një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit.Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e muajit gusht, yield-i mesatar i ponderuar nga zbritur në 2.62%, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2022.Kjo periudhë përkon me goditjen e fortë inflacioniste që erdhi nga vështirësitë në zinxhirin e ofertës së mallrave dhe nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Në atë periudhë, bankat qendrore nisën një cikël të rritjes së shpejtë të normave të interesit, që çoi rrjedhimisht edhe në një rritje të shpejtë të yield-eve të instrumenteve financiarë.Tashmë, normat e interesit në tregun financiar kanë zbritur afërsisht në nivelet e fillimit të ciklit rritës të normës bazë. Por, ndryshimi është se marzhi mbi normën...