Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile, për shkak të shtimit të ashpërsisë së propozuar në dhënien e dënimeve për veprat dhe kundërvajtjet penale.Kodi i ri Penal përmban 952 nene. Prej fundit të muajit korrik drafti është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ka hyrë në fazën e konsultimeve.Në këtë fazë të parë konsultimesh Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL) nëpërmjet një letre dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja kanë kërkuar rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e...