Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Ksamil! 23-vjeçari plagoset rëndë, transportohet drejt Tiranës (Emri)
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Arameras, në Ksamil, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas burimeve zyrtare, Eni Taraj, 21 vjeç, duke drejtuar një mjet tip “Fiat” me targa AB 239 RD, ka përplasur këmbësorin Fernando Elmazi, 23 vjeç. Elmazi ndodhej pranë automjetit të tij, një “Toyota” me targa AB 442 OL, kur ndodhi përplasja. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë. Pas aksidentit, Eni Taraj është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin, por më vonë është rikthyer sërish në vendngjarje. I plagosuri po merr ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës dhe, për shkak të gjendjes së rënduar, pritet të transportohet drejt një spitali në Tiranë për trajtim të specializuar.