Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherr brutal për një Jet-ski me qira në Ksamil, policia shoqëron disa persona
Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe më pas ka përfunduar në përplasje fizike. Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku shtetasi S.D. dhe shtetasi Sh.K. janë konfliktuar me Julian Hoxhën, pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor. Gjithashtu bëhet me dije se disa kohë më parë, shtetasi S.D. ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat tre personat e përfshirë, bashkë me disa të pranishëm.