Kontrolle të imtësishme në aeroport, londinezi sjell mijëra paund të padeklaruara

Kontrolle të imtësishme në aeroport, londinezi sjell mijëra paund të padeklaruara

Kontrolle të detajuara të pasagjerëve të fluturimit Londër-Prishtinë janë kryer në aeroportin e kryeqytetit në Kosovë. Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar aktivitetet në realizim të planit operativ me qëllim të kontrollimit të pasagjerëve të linjës Londër-Prishtinë dhe anasjelltas, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore. Në këtë rast, një pasagjer kishte mjete monetare mbi sasinë e lejuar: 9,500.00 £ (11,033.00 €). Sipas procedurave 25% e parave janë konfiskuar.