Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Një pushuese në Gjirin e Shën Janit, u shpëtua ditën e sotme, 17 gusht 2025, nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi rrezikonte mbytjen. Sipas njoftimit të uniformave blu të Vlorës, pushuesja ishte nxjerrë në breg fillimisht nga pushuesit e tjerë, e se kishte pirë shumë ujë. Kështu, policia kufitare arriti të jepte ndihmën e parë në breg, së bashku me pushuesit e tjerë, e më pas ajo u transportua me mjet lundrues në portin e Durrësit, për të mbërritur në Spitalin Rajonal të Vlorës. Pushuesja gjatë rrugës shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. “Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e...