I akuzuar për krime lufte, arrestohet një serb në Merdare

I akuzuar për krime lufte, arrestohet një serb në Merdare

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës. Sipas komunikatës së Prokurorisë, ai dyshohet se e ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” në komunën e Vushtrrisë. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për kombësinë e të ndaluarit. Më herët gjatë javës, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99. Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, ka thënë se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime...