Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”, artisti i merituar Zija Grapshi
Fillimisht u aktivizua në grupin filodramatik pranë “Radio Tiranës” që nga viti 1949, më pas ka luajtur role në zhanret e komedisë, sidomos në Teatrin e Estradës së shtetit, disa role në Teatrin Popullor, por më së shumti u bë i njohur si aktor i teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe ka punuar më gjatë dhe ku ka dhënë ndihmesën e tij më të madhe. Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vite. Në mbi 160 shfaqjet e shumta të teatrit të kukullave ku mori pjesë, ka luajtur në përgjithësi role kryesore, ku u bë i dashur për fëmijët me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit të madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit (1987). Zëri i tij i veçantë,...