Përkujtohet 76-vjetori i masakrës së Valmirit në Mirditë, 14 burra u pushkatuan nga komunistët

Përkujtohet 76-vjetori i masakrës së Valmirit në Mirditë, 14 burra u pushkatuan nga komunistët

Në Mirditë u përkujtua 76-vjetori i Masakrës së Qafë Valmirit, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së kësaj treve. Për të nderuar 14 burrat, që më 17 gusht 1949 u pushkatuan nga regjimi komunist, familjarë, përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë dhe deputetë të Partisë Demokratike vendosën kurora dhe zhvilluan homazhe pranë memorialit të ngritur në Qafë Valmir. Familjarët dhe të afërmit e të pushkatuarve, apelojnë se kjo ditë e zezë në historinë e Mirditës dhe Shqipërinë, të mos harrohet kurrë si referencë e krimeve të totalitarizmit. Në shenjë hakmarrjeje, pas vrasjes së sekretarit të parë të Mirditës nga komiteti i maleve, një formacion i armatosur që kundërshtonte diktaturën dhe kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare, forcat komuniste ekzekutuan...