Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Për kë bien kambanat?”/ Tritan Shehu: Protestat në Serbi, sinjal për rënien e regjimeve të korruptuara në Ballkan
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar mbi protestat që po zhvillohen në Serbi, duke i cilësuar ato si një shenjë të qartë të krizës së thellë ku ndodhet qeveria e presidentit Aleksandar Vučić. Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se këto lëvizje nuk janë vetëm një sinjal për Beogradin, por për të gjitha regjimet e Ballkanit Perëndimor që ai i konsideron “pseudo-demokratike, të korruptuara dhe nën diktatin e krimit”. Duke iu referuar thënies së Heminguej se “askush nuk është një ishull më vete” dhe frazës së John Donne “kembanat bien për ty”, Shehu thekson se tingujt e protestave duhet të ndihen edhe në Shqipëri. Sipas tij, edhe vendi ynë ndodhet nën një “rregjim anadollak, të mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin dhe...