61 vjet nga vdekja mizore e patriotit, mësuesit dhe poetit Fazli Graiçevci

61 vjet nga vdekja mizore e patriotit, mësuesit dhe poetit Fazli Graiçevci

Në vitin 1964, pushtuesit serbomëdhenj kishin burgosur shumë patriotë gjithandej Kosove.Atëkohë në burgje mbaheshin dhe torturoheshin pamëshirshëm patriotët tashmë të ndjerë:Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Shaban Shala, Fazli Greicevci e shumë të tjerë.Mirëpo,më së keqi pësuan këta dy të fundit-ushtarë të Demaçit, të vrarë mizorisht. Mirëpo,UDB-ja rankoviçiane ia kishte frikën e madhe nga mësuesi,poeti e patrioti, Fazli Greiçevci(1935-1964) nga fshati Sankovc I Drenasit. Dhe,17 gushti i vitit 1964 ishte natë e kobshme. Policët vrasës serbosllav,dorëzezë në orët e vona të natës në burgun famëkeq të Prishtinës e mbysin mizorisht mësuesin,edukatorin,revolucionarin,veprimtarin Fazli i cili u bë i njohur si “simbol i flamurit” të shqiptarëve gjatë viteve ’60-ta.Policët vrasës e mbytën barbarisht,por nuk kishin arritur ta mbysnin idealin e lartë të tij,frymën patriotike shqiptare të tij, pasi nuk...