Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrezikoi të mbytej në plazhin e Shën Janit, 30-vjeçarja shpëtohet nga pushuesit dhe policia kufitare
Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit në Karaburun. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur policia kufitare, ndërsa ndihma i ka ardhur edhe nga pushuesit e pranishëm. Gruaja është shpëtuar falë reagimit të shpejtë nga të dy palët, si nga pushuesit por dhe punonjesit e policisë kufitare, ndërkohë që është shoqëruar në Portin e Vlorës me mjetin e policisë, ku ka mbërritur dhe ambulanca e cila e ka shoqëruar në ambjentet e Spitalit të Vlorës në gjendje të stabilizuar. Ajo është duke marr edhe mjekimin e nevojshëm.