Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
FSHF krijon një hapësirë të dedikuar për trajnimin e fëmijëve në website-n zyrtar
Federata Shqiptare e Futbollit ka krijuar një hapësirë të veçantë në website-n zyrtar fshf.org, për t’u ardhur në ndihmë trajnerëve të fëmijëve të moshave 5–8 vjeç dhe 9–11 vjeç. Kjo dritare e emërtuar Coaching do të jetë falas dhe mund të aksesohet nga kushdo që trajnon fëmijët e këtyre grupmoshave në Shqipëri. Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, në një prononcim për fshf.org, shpjegoi këtë risi të FSHF dhe rëndësinë e saj për zhvillimin e futbollit të fëmijëve. “Këto ditë, në faqen tonë të internetit është aktive dritarja Coaching, e cila është falas. Të gjitha akademitë dhe trajnerët e fëmijëve të moshave 5 deri në 8 vjeç dhe 9 deri në 11 vjeç mund të gjejnë rreth 180 ushtrime stërvitore që mund t’i zhvillojnë me...