Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori mbërrin në gjykatë, ja çfarë pritet të ndodhë
Nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, Erald Xhejo. Mbërritja e të arrestuarve në gjykatë u shoqërua me praninë e shumtë të familjarëve dhe forcave të policisë jashtë godinës. Mes të arrestuarve, Enedio Guri akuzohet për vrasje me thikë të bashkëmoshatarit të tij, ndërsa Gjykata pritet të caktojë masën e sigurisë edhe për të tjerët. Personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen janë Enedio Guri, autori i dyshuar i vrasjes dhe Edison Guri. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të dokumentuar të gjitha provat dhe dëshmitë përpara vendimmarrjes së gjykatës.