Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Korçë, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia
Një i moshuar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 16 të qytetit, ku një 70 vjeçar është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule. Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa trupi do të transportohet drejt morgut të spitalit për ekspertizën mjekoligjore. Top Channel