Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kush është ‘redaktori’?
Nga Sonila Meço Dikur qe njeriu që vendoste çfarë ishte e rëndësishme për publikun, sot këtë rol e ka marrë një figurë e padukshme, algoritmi. Nuk është më njeriu, që bën zgjedhje editoriale mbi bazë të peshës politike, shoqërore apo morale të një ngjarjeje, por një kod matematikor që mat vetëm sa vëmendje tërheq një tekst në sekondat e para të konsumimit.Dhe prej këtij kodi universal, bota ngjan si një fshat i vogël, ose siç do thosh Fotaqi në “Koncert në vitin ‘36”: “provincë, merr vesht!” Mjafton një kqyrje e thjeshtë 24 orët e fundit nëpër media sociale se si takimi me rëndësi të jashtëzakonshme Trump–Putin, që ka pasoja për sigurinë ndërkombëtare, për arkitekturën e NATO-s dhe për ekulibrin global të forcës, nga mendje që...