Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnjë-Hercegovinë

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnjë-Hercegovinë

Rreth 50 turistë nga Izraeli, që kanë qenë duke qëndruar në Sarajevë, kanë denoncuar se u kanë humbur pasaportat, kanë konfirmuar autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Zharko Laketa, drejtor i Shërbimit për Çështje të Jashtme të Bosnjës, ka thënë se është duke u punuar për zgjidhje të problemit dhe që turistëve izraelitë do t’u lëshohen dokumente udhëtimi. Në një paraqitje publike të mëvonshme, ai e ka konfirmuar se ka informacion që “pasaportat janë hedhur si pasojë e një aksidenti”. Disa media izraelite kanë raportuar se 47 turistë izraelitë kanë mbetur të “bllokuar” në Bosnjë-Hercegovinë dhe që, sipas tyre, pasaportat u janë hedhur “aksidentalisht në koshin e mbeturinave të një hoteli”. Policia në Sarajevë është e informuar për rastin, mirëpo...