Pamje tronditëse nga Pediatria e QSUT, denoncon gazetari: Tallje me jetën e fëmijëve!

Pamje tronditëse nga Pediatria e QSUT, denoncon gazetari: Tallje me jetën e fëmijëve!

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së. Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Stafa e krahason gjendjen e QSUT-së me atë të një sporteli banke, pasi edhe në spital pacientët po presin me bileta në rradhë. Gazetari shkrun se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë sipas urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore. Stafa theksin se ky sistem është një formë abuzimi me standardet mjekësore, pasi urgjencat funksionojnë mbi bazën e triazhit, ku prioritet kanë pacientët më rëndë dhe jo radhët numerike. Stafa thekson se situata bëhet edhe më kritike gjatë periudhave të virozave, kur me qindra fëmijë përballen vetëm me dy mjekë...