Mijëra udhëtarë në lëvizje, ja pikat kufitare me fluks të paprecedentë

Mijëra udhëtarë në lëvizje, ja pikat kufitare me fluks të paprecedentë

Lëvizja e qytetarëve përmes pikave kufitare të juglindjes ka qenë e lartë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm më 16 gusht përmes pikës kufitare të Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5,205 persona, ndërsa kanë dalë drejt Greqisë 6,291. Fluks i lartë është regjistruar edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku kanë hyrë 5,388 shtetas dhe kanë dalë 4,442 shtetas. Në total, përmes dy pikave të mëdha të qarkullimit në juglindje, gjatë një dite janë regjistruar mbi 21 mijë hyrje-dalje. Në këtë periudhë, pikat kufitare përballen me lëvizje të shtuara, për shkak të kthimeve të qytetarëve nga pushimet e verës.