Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rritet interesi i turistëve në Durrës, Torra Veneciane një nga destinacionet më të pëlqyera
Në qendrën historike të Durrësit, Torra Veneciane vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota. Kjo kullë e shekullit XV, pjesë e fortifikimit për mbrojtjen e portit, prej një viti është kthyer në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore, ku vizitorët udhëtojnë në histori edhe falë teknologjisë së realitetit virtual. Ina Ajazi, arkeologe, cicerone shprehet: Gjatë këtij viti, monumenti është vizituar nga mijëra turistë të huaj dhe vendas. Për shumë prej tyre, kjo është një përvojë e re që e bën historinë e Durrësit më të afërt dhe më të kuptueshme. Një turist belg shprehu eksperiencën e tij të re dhe vizitën në këtë monument: “Është një eksperiencë e re për mua. Jam nga Belgjika. Nuk dija asgjë për këtë monument dhe antikitetin e vendit...