Lukë Kaçaj, zëri i artë i Operas që pas burgut punoi si hamall… E vrau xhelozia e miqve

Lukë Kaçaj, zëri i artë i Operas që pas burgut punoi si hamall… E vrau xhelozia e miqve

Nga Mevlan Shanaj(Nga libri” Të fshehta jashtë ekranit”) Ndër emrat e mëdhenj botëror të belcantos kisha dëgjuar Enrico Carusso si tenor i pakrahasueshëm dhe Beniamino Xhili. Një emër i madh dhe shumë i komentuar te Opera e vjetër ishte Lukë Kaçaj, sipas pëshpërimave gjatë kohës së studimeve kishte pasur vlerësime maksimale duke e krahasuar me këngëtarin e tyre më të madh të gjithë kohërave- Chaljapin! Nga Zef Çoba një shtesë (një detaj i treguar nga të gjithë shokët e Lukës, studentë bashkëkohës në Konservatorin ‘Çajkovski’ të Moskës: Studenti i kantos, basi Nicolaj Ghiaurov (nga Bullgaria), në provim këndonte gjithmonë para Lukës, kurrë mbas Lukës….Ky artist është shpallur nder më të mëdhenjtë e shek. (XX), çka i ka taku me kenë Lukë Kaçajt?Në Tiranë ishte padyshim...