U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

U kapën në serat me kanabis në malet e Spanjës, arrestohen 4 shqiptarët

Të paktën nëntë serra me plantacione kanabisi janë zbuluar nga dronët e policisë spanjolle mes të maleve në Teruel, në një zonë të lartë malore, me terren shkëmbor e të thepisur, që quhej “Përroi i Bufit”. Mediat spanjolle bëjnë me dije se në operacion u sekuestruan 7700 bimë kanabisi dhe katër shqiptarë u arrestuan në flagrancë. Operacioni që çoi në arrestimin e katër shqiptarëve mori edhe emrin nga vendi ku ishte kultivuar droga, “Përroi i bufit”. Lënda narkotike ishte mbjellë në mes të maleve në komunën e Arcos de las Salinas, Teruel, ndërsa emrat e shqiptarëve nuk u bënë të ditur. Policia spanjolle publikoi edhe pamje nga ky operacion, me agjentët e armatosur që i drejtojnë armët anëtarëve të grupit, u vënë duart pas koke dhe...