Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
Nga Hasan Bello Në fjalën e hapjes së Parlamentit të parë osman sulltan Abdylhamidi II (1876-1909) premtoi se në kuadër të reformave që do të realizonte do të hapte edhe një shkollë për përgatitjen e nënpunësve e kuadrove të lartë të shtetit osman dhe se brenda një viti do të sillte në Parlament një rregullore të re mbi arsimin. Në diskutimet që u zhvilluan në Parlament lidhur me legjislacionin e vilajeteve dhe bashkive u vu re se zbatimi i këtyre ligjeve ishte i kushtëzuar nga nënpunësit e shkolluar dhe nga populli që dinte shkrim e këndim. Këto diskutime nxorrën në pah gjendjen e mjeruar që ekzistonte në mbarë Perandorinë Osmane. Deputeti i Ajdënit, Ahmet Efendiu, ngriti shqetësimin se në zonën e tij, me përjashtim të...