Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrau nxënësin në Maliq pas sherrit për ‘një shikim’, nis masa për autorin 14-vjeçar, dy familjarët dhe 5 të tjerët
Gjykata e Korçës nisi pasditen e sotme masën e sigurisë ndaj 14-vjeçarit E.G., që akuzohet se vrau me thikë pas sherrit për një shikim nxënësin bashkëmoshatar Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në lokalin e fshatit Pirg, në Maliq. Gjithashtu për masë do të dalin babai, xhaxhai i të dyshuarit dhe 5 persona të tjerë, një 34-vjeçar dhe 4 të mitur, që dyshohen për përfshirje, si përkrahja apo ndihma ndaj tij. Seanca mbahet me kushte të forta sigurie dhe me dyer të mbyllura. Gjithashtu ka pasur edhe prezencë të madhe të familjarëve apo të afërmve të të arrestuarve. Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari...