‘Urgjenca Pediatrike në QSUT si bankë me bileta radhe’, gazetari Stafa: Antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor

‘Urgjenca Pediatrike në QSUT si bankë me bileta radhe’, gazetari Stafa: Antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor

Gazetari Osman Stafa ka ngritur alarmin për gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së, duke e krahasuar atë me një sportel banke. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai denoncon se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë sipas urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore. Sipas tij, ky sistem është një formë abuzimi me standardet mjekësore, pasi urgjencat funksionojnë mbi bazën e triazhit, ku prioritet kanë pacientët më rëndë dhe jo radhët numerike. Stafa thekson se situata bëhet edhe më kritike gjatë periudhave të virozave, kur me qindra fëmijë përballen vetëm me dy mjekë dhe katër infermierë, të shpërndarë në disa dhoma të vogla. Ai e quan të...