Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut, 82% më shumë se një vit më parë

Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut, 82% më shumë se një vit më parë

Parku Kombëtar i Butrintit po mirëpret gjatë muajve të verës një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës. Gjatë ditëve të gushtit, ky destinacion i njohur historik dhe natyror shënon një rritje të ndjeshme të vizitorëve, duke tërhequr vëmendjen e turistëve me interes të lartë për trashëgiminë kulturore dhe peizazhet e mrekullueshme. “Parku ishte një përvojë e mrekullueshme. Pamjet, natyra dhe gjithçka e ruajtur  mirë  e bëjnë këtë vend shumë mbresëlënës. Ndihem me fat që e vizitova.” “Është hera e parë që udhëtojmë së bashku si familje dhe vendosëm të vijmë në Shqipëri. Ishte një zgjedhje e shkëlqyer, parkun e kishim parë në fotografi kështu vendosem ta vizitonim nga afër , ka natyrë të shkëlqyer ”, thanë disa nga turistët e huaj....