Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne. Kështu ka shkruar kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook. Sipas tij kjo shkollë e re do të garantojë kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit. Shkolla e re në Lushnje vjen falë një investimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Lushnje. ‘Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjës’, shkruan Rama në postim.