Berat, makina del nga rruga/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, dëmtohet pasagjerja

Berat, makina del nga rruga/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, dëmtohet pasagjerja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot orët e para të mëngjesit në fshatin Moravë në Berat, ku një automjet ka dalë nga rruga e ku për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Nga informacionet paraprake të Policisë Berat, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit, ku ndër të tjera thuhet se si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën shtetasi O.C, 29 vjeç, ndërkohë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ka qenë në makinë. Informacion paraprak Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.