EMRI/ Plagosi rëndë të riun pas një konflikti, arrestohet 25 vjeçari në Durrës

EMRI/ Plagosi rëndë të riun pas një konflikti, arrestohet 25 vjeçari në Durrës

Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të diel nga policia e Durrësit. Ai akuzohet se plagosi rëndë me sende të forta një shtetas, gjatë një konflikti të çastit. 25-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Kristo Domi. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik midis dy shtetasve, në lagjen nr. 14, Durrës, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas veprimeve të shpejta, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte...