Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PANIK në Vlorë! ‘Mercedesi’ përplas vajzën e mitur mes Lungomares
PAMJE NGA VENDNGJARJA VLORË-Një aksidet tragik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën turistike të Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë rrotës panoramike, ku makina tip 'Mercedes' ka përplasur një vajzë të mitur, përpara dhjetëra kalimtarëve dhe pushuesve që po shëtisnin përgjatë bregdetit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit. Sipas dëshmitarëve, momenti ka qenë dramatik, me njerëz që bërtisnin dhe përpiqeshin të ndalonin makinën. Paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa nuk përjashtohet as shpejtësia tej normave të lejuara./ZËRI