Protestuesit serbë djegin zyrat e partisë së Presidentit Vuçiç

Protestuesit serbë djegin zyrat e partisë së Presidentit Vuçiç

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak para mesnatës, se ka pasur “shkelje drastike të rendit publik”. Përleshjet më të dhunshme janë regjistruar në Valljevë, në perëndim të Serbisë, pasi zyrat e Partisë Përparimtare të Serbisë – parti e presidentit, Aleksandar Vuçiq – janë përfshirë nga flakët. Incidente të ngjashme janë regjistruar në ditët e fundit edhe në shumë qytete tjera, përfshirë kryeqytetin, Beogradin. Daçiq ka thënë se në Valljevë janë sulmuar edhe ndërtesa e gjykatës dhe zyra e prokurorit, si dhe ato të administratës së qytetit. Në protesta janë dëmtar rëndë edhe zyrat e Partisë Radikale Serbe...