Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ja territoret që Putin do për paqen”, zbardhen prapaskenat e telefonatës Trump-Zelensky pas samitit
Sipas Axios, New York Times, Financial Times dhe Reuters, Putin ka kërkuar zona të tëra të Donbasit, përfshirë territoret që Ushtria Ruse nuk i ka pushtuar ende. Trump e mbështet planin, “sepse Rusia është një fuqi e madhe, Ukraina jo”. Megjithatë, udhëheqësi rus thuhet se i ka dhënë dritën jeshile pranisë së trupave perëndimore në Kiev. “Biseda telefonike ka zgjatur një orë. Dhe “nuk ka qenë e thjeshtë”. As nuk mund të ishte, duke qenë se rezultati i samitit që u diskutua ishte i qartë: asnjë armëpushim në Ukrainë. Një rezultat që – sipas presidentit rus Vladimir Putin – “na afron me vendimet e nevojshme”. Rikonstruksioni i detajuar i telefonatës, e ndodhur gjatë orëve të fundit, midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr...