Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkodër-Malësi e Madhe, kultivuan në 7 parcela 1299 bimë dhe 1000 fidanë, dy në pranga, procedohen 3 kryetarë fshatrash
Dy shtetas janë vënë në pranga pasi u kapën në flagrancë, në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë, në fshatin Rogam.Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R.,...