‘Bella mafia’ në Londër ku Pati Travel mbledh paratë e pista që sjell në Shqipëri, tarifa 12% e shumës

‘Bella mafia’ në Londër ku Pati Travel mbledh paratë e pista që sjell në Shqipëri, tarifa 12% e shumës

Muajt e fundit, SPAK dhe institucionet ligjzbatuese partnere kanë goditur disa grupe kriminale shqiptare, që dërgonin paratë e krimit nga shtete të ndryshme (kryesisht evropiane) drejt Shqipërisë, përmes sistemit të njohur kinez Hawala, i cili bën të mundur transferimin e parave duke evituar lëvizjen fizike të parave dhe sistemin bankar. Paratë dorëzoheshin në lokacione të caktuara në Evropë dhe tërhiqeshin në pika vaulutore në Tiranë, kundrejt tarifës 6 %. Krahas sistemit Hawala, qindra milionë euro hyjnë çdo vit në Shqipëri, përmes metodës tradicionale, me lëvizjen fizike të parave, me autobusë, transport makinash dhe forma të tjera. Disa operacione policore dhe informacione konfirmojnë se një nga grupet aktive të dërgimit të parave të pista nga Britania e Madhe dhe Belgjika drejt Shqipërirë, kamuflohet me kompaninë Pati...