Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata e zjarreve në vend: 34 vatra të regjistruara në 24 orë, 27 janë shuar
Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një numër të konsiderueshëm zjarresh, duke regjistruar gjithsej 34 vatra zjarri. Nga këto, 27 janë shuar, ndërsa 5 vazhdojnë të jenë aktive, dhe 2 janë mbajtur nën monitorim. Për të përballuar këtë situatë emergjente, janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët janë përfshirë në shuarjen e zjarreve me 2 mjete zjarrfikëse. Po ashtu, për të ndihmuar operacionet ajrore, janë përdorur dy helikopterë të Forcës Ajrore Shqiptare dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Vatrat aktive më konkretisht: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në kurorë me pyje të dendura. Nga puna...