Zjarret, MM: Në 24 orë u regjistruan 34 vatra/ 5 ende aktive dhe 2 në monitorim

Zjarret, MM: Në 24 orë u regjistruan 34 vatra/ 5 ende aktive dhe 2 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim të publikuar për mediat thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5 janë ende aktive, ndërkohë 2 po mbahen në monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Vatrat aktive Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në kurorë me pyje të dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbështetja me ndërhyrje nga ajri, janë vënë nën kontroll disa vatra....