34 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë aktive/ Vijojnë flakët në disa fshatra të Gramshit dhe Fushë Arrëzit

34 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë aktive/ Vijojnë flakët në disa fshatra të Gramshit dhe Fushë Arrëzit

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat: Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë 27 janë shuar,  5 janë aktive dhe 2 po mbahen në monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Vatrat aktive Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në kurorë me pyje të dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbështetja me ndërhyrje nga ajri, janë vënë nën kontroll disa vatra. Problematike ngelet një vatër në vendin...