Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 të arrestuar dhe 3 kryetarë fshatrash nën hetim

Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 të arrestuar dhe 3 kryetarë fshatrash nën hetim

Gjatë kontrolleve në terren, shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë asgjësuar mijëra bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Në kuader te operacionit “Kordinata’ në Njësinë Administrative Kelmend, u kapën në flagrancë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, të afërm me njëri-tjetrin, të cilët kishin kultivuar 7 parcela me gjithsej 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Ata u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në afërsi të banesës së K. R. u gjet gjithashtu një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në njësitë administrative Gur i Zi dhe Postribë, u gjetën dhe u asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, ndërsa në Shllak u asgjësuan 2592 bimë të tilla. Për më tej, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi...