Mbushën Shkodrën me serra kanabisi, 2 familjarët kapen teksa ruanin 7 parcela, në hetim 3 kryepleq

Mbushën Shkodrën me serra kanabisi, 2 familjarët kapen teksa ruanin 7 parcela, në hetim 3 kryepleq

PAMJE NGA SERA SHKODËR-Plantacione të mëdha kanabisi janë zbuluar gjatë një operacioni nga Policia e Shkodrës. Në total u zbuluan mbi 7600 bimë narkotike dhe fidanë, të cilat u asgjësuan.  Angjelin Ripaj dhe Kujtim Ripaj u arrestuan në flagrancë teksa po ruanin serrat me kanabis. Dy familjarët kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë në afërsi të banesave të tyre në Malësinë e madhe,në fshatin Rogam.  Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike U kapën në flagrancë, në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë, në fshatin Rogam, dhe u vunë në pranga 2 shtetas. Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë...