Rama ndan pamjet: “Jani Nushi” në Lushnjë, gati për të pritur nxënësit me ambiente moderne

Rama ndan pamjet: “Jani Nushi” në Lushnjë, gati për të pritur nxënësit me ambiente moderne

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale përfundimin e punimeve në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnjë, i cili do të rihapë dyert në muajin shtator me ambiente tërësisht të rinovuara dhe moderne. Sipas kreut të qeverisë, gjimnazi do të ofrojë klasa të reja, bibliotekë bashkëkohore, laboratorë shkencorë dhe terrene sportive moderne, me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe nxënies për nxënësit dhe stafin mësimor.   “Gjimnazi ‘Jani Nushi’ në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjës.”, shkroi Rama. Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm përmirësimin e godinës ekzistuese, por...