Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Aksident në autostradën Levan-Vlorë, përplasen dy mjete
                            Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për fat të mirë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. Si pasojë e aksidentit dhe bllokimit të përkohshëm të qarkullimit, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar.