Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarri në Rrogozhinë/ Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, flakët i dolën jashtë kontrollit
Autori i dyshuar i zjarri në në fshatin Ballaj të Rrogozhinës është vënë në pranga nga policia. Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri. Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Top...